Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe 3 fëmijëve, burg për Ergys Arrazin

by Nexhat

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Ergys Arrazin. Ai akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Arrazi mbërriti në gjykatë teksa mbante një kapuç për t’iu shmangur mediave. 31 vjeçari u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

banner

Trupi i Alma Arrazit dhe djalit të vogël 3-vjeçar u gjetën sot, ndërsa vajza e vogël 8-vjeçare u gjet pasditen e së hënës. Në fundjavë, një peshkatar gjeti edhe trupin e vajzës së madhe 9-vjeçare.

Prokuroria e Shkodrës, në një deklaratë për shtyp të hënën, deklaroi se Alma Arrazi është takuar me kunatën e saj në një lokal në lagjen “Iliria” në Shkodër, pasditen e datës 2 maj. Më pas, sipas dëshmisë se kunatës, rreth orës 20:10, gruaja ka dalë nga lokali dhe ka marrë rrugën drejt Urës së Bunës.

Sipas prokurorisë, 39-vjeçarja ka ndërmarrë aktin ekstrem së bashku me fëmijët për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore nga ana e partnerit të saj Ergys Arrazi, duke prekur rëndë dinjitetin e saj./abcnews.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy