Albin Kurti e ka degraduar dialogun me sërbinë në dëmë të interesave të Kosovës

by engel

Si i ftuar emisionin Five në TV Dukagjini për të folur rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka bërë disa gjykime mbi punën e Albin Kurtit dhe situatave të krijuara si pasojë e vendimeve të tija.

Sipas zotëri Hazirit, Albin Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të re që me pas marrëdhënie të kushtëzuara me partnerët tonë perëndimor. Që kur të shpjegohet në gjuhë më të thjesht, kjo nënkupton se Kosova tani e tutje mund të përfitojë nga projektet evropiane vetëm nëse Kosova i plotëson kushtet që partnerët ndërkombëtarë ia vendosin vazhdimisht Kosovës.

banner

Lutfi Haziri ka dhënë një opinion edhe lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se siç po duket Kosova do të dështojë në iniciativen për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, dhe ky dështim për sërbët do të përkthehet si një fitore ndaj Kosovës në arenen ndërkombëtare.

Kurti ka bërë gabime të vazhdueshme në relacion me partnerët ndërkombëtar duke ndryshuar qendrime, një herë i ka pranuar marrëveshjet pastaj ka ndryshuar qendrim duke i refuzuar ato marrëveshje për të cilat më herët ishte pajtuar. Kjo ka bërë që tani partnerët të vendosin kushte vazhdimisht për hapat integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sipas z. Haziri, këto kushte që po i vendosen Kosovës nuk janë të drejta por kështu është krijuar situata sepse është humbur besimi nga mënyra se si po qeverisë dhe si po sillet Albin Kurti.

Kurti ka krijuar një model qeverisje “One Man Show” pra ku gjithçka vendoset nga Albin Kurti i vetëm,i ka dëmtu marrdhëniet me opoziten, me sindikatat, me mediet dhe me të gjithë faktorët që kanë ndikim në shtet. Kurti po mendon që ta shtyej përpara një projekt të vetin për shtetin e Kosovës por askush nuk e di se si duket ai projekt.

Kryeministri Albin Kurti e ka degraduar dialogun duke i dëmtuar interesat e Kosovës. Kosova e ka humbur njohjen e Kosovës që ka qenë kërkesa kryesore e palës Kosovare duke u fokusuar në projekte teknike siq janë targat e automjeteve, dokumentat e identifikimit, dinari e tani së fundmi edhe ky vendimi për patent shoferët e qytetarëve serb. Albin Kurti ka bërë gjitha këto konecesione të vogla vetëm për konsum të bredshëm politik.

Kam frikë se Albin Kurti po fsheh dhe nuk po është i sinqertë me popullin e Kosovës. Ka shumë gjasa se Kurtit i janë përmendur edhe kushte tjera që do të peshojnë shumë në proceset integruese të Kosovës. Është fjala për pronat publike që janë në pjesen veriore të Kosovës dhe draft statute për funksionimin e Kishes Ortodokse Serbe në Kosovë. Këto prona dhe pronat e Kishës Ortodokse Serbe përbëjnë një komplikim serioz për shtetin e Kosovës dhe duhet të trajtohet shumë seriozisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy