Moti në Kosovë me vranësira, diell por edhe rrebeshe shiu

by Merita

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Disa nga stuhitë mund të prodhojnë edhe breshër.

Reshjet do të jenë të pranishme në lokalitete që nga orët e para të 24-orëshit, dhe kështu do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës dhe mbrëmjes.

banner

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në zonat ku ka zhvillime të stuhisë, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy