Tensione dhe përplasje me policinë/ Protestë pro Gazës, 32 të arrestuar në universitetet në Amsterdam

by Merita

Forcat e rendit njoftuan përmes platformës X rreth mesnatës se kishin arrestuar 32 persona për “dhunë, shkatërrim, sulm dhe nxitje” në një kampus universitar dhe në një rrugë në qendër të kryeqytetit holandez, ku dje të mërkurën shpërthyen incidente mes policëve dhe studentëve të Universitetit të Amsterdamit (UVA).

Këta të fundit u përfshinë në një protestë pro palestineze. Kështu duket se pas SHBA-ve, aksioni pro Gaza ka nisur në shumë vende të Europës.

banner

Protestuesit bllokuan një rrugë pasi u larguan me forcë nga kampusi. Studentët kanë protestuar që nga e hëna, duke kërkuar që institucioni të ndërpresë të gjitha lidhjet me Izraelin për shkak të operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Pamjet e publikuara nga mediat holandeze tregojnë dhjetëra policë me mjete për protesta dhe shkopinj duke arrestuar protestuesit që kanë pushtuar një ndërtesë universiteti që nga mbrëmja e së martës.

Më pas studentët bllokuan rrugën kryesore të kryeqytetit dhe pasoi një raund i ri incidentesh të dhunshme.

“Protestuesit hodhën amoniak” në drejtim të policisë, thanë forcat e rendit. Më herët gjatë ditës së djeshme po zhvilloheshin bisedime mes rektoratit të UVA-së dhe protestuesve. Pamjet nga rrjeti televiziv holandez AT5 treguan policinë duke arrestuar protestuesit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy