Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur për Telegrafin se Policia ishte njoftuar në orët e hershme të mëngjesit se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e banimit të një prifti
“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit”, thanë Policia