Minatorët kanë mbajtur një protestë ditën e sotme jashtë Kuvendi, para nisjes së seancës plenare.
Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorëve dhe pensione më të larta, pasi shuma që marrin nuk u del as për të paguar ilaçet, raporton Tch
Protesta e tyre ka zgjatur edhe pas mbërritjes së deputetëve dhe nisjes së seancës plenare madje ka pasur edhe momente kur janë përplasur me policinë që ka kërkuar t’i ndalojë të vijojnë më tej protestën.
“Ne duam kushte ekonomike. Ju i keni lënë në mjerim minatorët dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, u shpreh njëri prej minatorëve