Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë

by Nexhat

Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të Shtabit të misionit KFOR të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

Gjenerali Garffer pason gjeneral brigade John Bozicevic po ashtu nga ushtria amerikane, në një ceremoni në Shtabin e KFOR-it sot në Prishtinë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të NATO-s dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare

banner

“Ka qenë një privilegj të shërbej në misionin më të gjatë të NATO-s në historinë e Aleancës Atlantike. Unë e di se KFOR-i do të vazhdojë të bëjë një ndryshim për sigurinë lokale dhe rajonale, nën udhëheqjen e aftë të gjeneral brigade Arthur J. Garffer”, tha gjeneral brigade John Bozicevic.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutash lavdëroi shefin e Shtabit në largim për shërbimet e tij, duke thënë se John Bozicevic ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë

Gjatë takimit me Arthur Garffer, kreu i KFOR-it Ozkan Ulutash tha se ai do të sjellë një përvojë jetike për punën e këtij misioni në kryerjen e detyrave në të ardhmen.

“Jam i bindur se lidershipi i tij do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të efektivitetit tonë operacional, ndërsa ne vazhdojmë përpjekjet tona në mbështetje të sigurisë për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha Ulutash.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), dhe punon në koordinim të ngushtë me të dyja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy