Deçan: një burrë varet në litar, rasti nën hetime

by Merita

Një burrë është gjetur i varur me litar në Deçan.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 9 maj të këtij viti, në orën 08:20.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, derisa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Deçan 09.05.2024-08:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i varur me litar nga familjarët e tij. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy