Sveçla i kënaqur e fillimin e procesit për konvertimin e patent shoferit të lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë

by engel

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se 29 serbë kanë konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Sot ka filluar me sukses zbatimi i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili do zgjasë tre muaj, dhe brenda këtij afati qytetarët tanë të cilët posedojnë patentë shoferi të strukturave ilegale serbe do të kenë mundësi t’i konvertojnë ata në patentë shoferi të Republikës së Kosovës. Vetëm sot, 29 qytetarë janë përgjigjur pozivisht thirrjes në 9 komuna të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

banner

Ministri Sveçla ka thënë se vendimi për konvertim të targave u mor pas kërkesave nga komuniteti serb e Policia e Kosovës.

Sipas tij, kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët që pas pajisjes me patentë shoferi të Kosovës të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit.

“Ky vendim vjen pas kërkesave të qytetarëve tanë nga radhët e komunitetit serb, si dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe adresimit të kërkesave të qytetarëve. I falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe bëj thirrje që të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ofruar”, ka vijuar Sveçla.
Ndryshe, ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që ua mundëson qytetarëve kalimin nga patentë shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Një kohë të gjatë kemi pranuar kërkesat tuaja për marrjen e një vendimi të këtillë. Ne duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë problemet e përditshme, me të cilat ballafaqohen”, tha kryeministri Albin Kurti, përmes një adresimi në gjuhën serbe.

“Kalimi në patentë shofer të Republikës së Kosovës, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve”, njoftoi të martën Zyra e kryeministrit të Kosovës, në një komunikatë për medie, në të cilën ishte bashkëngjitur linku me videoadresimin e Kurtit.

MPB-ja bëri të ditur se kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim, sipas MPB-së, janë letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS “në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Ky vendim hyri në fuqi me datën 9 maj dhe është i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy