Biden thotë se do të kishte “armëpushim nesër” nëse Hamasi do t’i lironte pengjet e mbetura

by Nexhat

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se do të kishte “armëpushim nesër” nëse Hamasi do t’i lironte pengjet e mbajtur në Gaza.

“Siç e kam thënë, i takon Hamasit – nëse ata donin ta bënin, ne mund ta përfundonim nesër. Dhe armëpushimi do të fillonte nesër”, tha Biden të shtunën, raporton CNN.

Familjet e pesë amerikanëve që besohet se mbahen peng në Gaza u takuan të premten me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan dhe koordinatorin e Lindjes së Mesme, Brett McGurk.

Ku qëndrojnë bisedimet: Ekipet negociuese të Izraelit dhe Hamasit u larguan nga Kajro pa një marrëveshje në fillim të kësaj jave

Militantët e Hamasit thanë se refuzimi i Izraelit për një plan armëpushimi të paraqitur nga ndërmjetësit në negociatat në Kajro i ktheu bisedimet për lirimin e pengjeve në “sheshin e parë”. Hamasi akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po pengon bisedimet e armëpushimit për t’i përdorur negociatat si mbulesë për ta sulmuar qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Izraeli ka refuzuar vazhdimisht të bie dakord për një armëpushim të përhershëm në Gaza derisa Hamasi të mposhtet, edhe nëse të gjitha pengjet lirohen. Të martën, Netanyahu tha se “propozimi i Hamasit ishte shumë larg nga kërkesat thelbësore të Izraelit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy