Bogojeviq: Çdo përzierje e institucioneve paralele të autoriteteve serbe këtu, do të jetë e dëmshme për këtë popull

by engel

Në komunat në veri të republikës është kthyer qetësia dhe deri diku edhe ligjshmëria. Këtë e deklaron nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, sipas së cilës ndërhyrjet e strukturave paralele deri tash kanë shkaktuar konfuzion të madh te qytetarët.

Në intervistë për RTK-në, ajo thotë se sa i përket Asociacionit, për të dhe qytetarët serbë që jetojnë në këtë komunë mundësia e vetme e zgjidhjes është koordinimi direkt me Prishtinën.

banner

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, ka thënë se po punohet në realizimin e projekteve për komunën dhe fshatrat përreth, por ajo e thekson si problematikë integrimin e plotë të serbëve përderisa ata vazhdojnë të marrin paga e pensione nga Serbia.

“Prezenca përmes institucioneve paralele serbe është e dëmshme, duke i ndarë njerëzit, disa në njërën anë të cilët në mënyrë enorme janë pasuruar dhe në anën tjetër përqindjen e njerëzve që kanë jetuar buzë ekzistencës. Po e shoh se tash me ardhjen e institucioneve të reja komunës, e kemi kuptuar që ka qenë një numër i njerëzve të cilët mezi kanë mbijetuar. Çdo përzierje e institucioneve paralele të autoriteteve serbe këtu, do të jetë e dëmshme për këtë popull”, ka deklaruar ajo.

E pyetur se a janë të gatshëm si qytetarë të veriut të kontribuojnë në një draft eventual të Asociacionit, ajo e sheh si të pamundur një gjë të tillë, për shkak të siç thotë ajo, mungesës së shtresës politike intelektuale në veri.

Nënkryetarja aktuale e Leposaviqit thotë se banorëve serbë u duhet vetëm kuadri legjislativ përmes Asociacionit. Ajo tutje thekson se ndërhyrjet e strukturave paralele deri tash kanë shkaktuar konfuzion të madh te populli.

“Sa i përket Asociacionit, për mua dhe qytetarët serbë që jetojnë këtu, mundësia e vetme e zgjidhjes është koordinimi direkt me Prishtinën, zgjidhjet të bëhen nga Prishtina, sepse ne nuk shohim më mbrapa, dhe në dy kryetarë. E shohim vetëm gjendjen reale e cila është tash në terren. Gjendja jonë reale është që të merremi me veten përmes punësimit të rinisë, siç po e bëjmë përmes komunës, kemi konkurse të reja të hapura. Kështu që rinia në tërë territorin e veriut, nuk ka shkuar për shkak të politikës së Kosovës por për shkak të politikës së Serbisë”, ka thënë ajo.

Sipas nënkryetares së Leposaviqit, për banorët e komunitetit serb në veri të Mitrovicës duhet vetëm një zgjidhje; punësim e jetë më e mirë në hapësirat në të cilat jetojnë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy