Blinken: Taktikat izraelite kanë prodhuar humbje të tmerrshme të jetëve të civilëve të pafajshëm, nuk e mposhten grupin terrorist Hamas!

by engel

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tani për Izraelin, lidhur me luftën e tij në Gazë.

Kryediplomati amerikan tha se taktikat izraelite kanë prodhuar “një humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm”, por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët dhe luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjë që mund të çojë në një kryengritje të qëndrueshme.

banner

Në dy intervista televizive, Blinken theksoi se SHBA-ja beson se forcat izraelite “duhet të largohen nga Gaza”, por po ashtu tha se pret që të shohë plane të besueshme nga Izraeli për sigurinë dhe qeverisjen në këtë territor pasi të përfundojë lufta.

Hamasi eshte rishfaqur në disa pjesë të Gazës, tha Blinken, dhe “një veprim i ashpër” nga forcat izraelite në qytetin jugor, Rafah, do të rrezikonte që ta lërë aleatin më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme që të përballet “me një kryengritje të qëndrueshme”.

Ai tha se SHBA-ja ka punuar me shtetet arabe dhe të tjerët për javë të tëra për të zhvilluar “plane të besueshme për sigurinë, për qeverisjen, për rindërtimin” në Gazë, por “ne nuk kemi parë që kjo të bëhet nga Izraeli… Ne duhet ta shohim këtë gjë”.

Blinken po ashtu tha se përderisa Izraeli po hyn më thellë në Gazë, një operacion ushtarak atje “në fillim mund të ketë sukses”, por rrezikon të shkaktojë “dëm të tmerrshëm” te popullata duke mos zgjidhur problemi “që ne duam të zgjidhim, që është që Hamasi të mos mund të qeverisë sërish me Gazën”.

Më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar në Gazë për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të territorit. Izraeli ka thënë se në këtë qytet gjenden edhe katër batalione të Hamasit.

Mënyra se si Izraeli po e zhvillon luftën, tha Blinken, ka bërë që shteti të jetë “në një trajektore, potencialisht duke trashëguar një kryengritje me shumë luftëtarë të Hamasit të armatosur, apo që vakumi të mbushet me kaos, me anarki dhe që me gjasë ky vakum do të mbushet nga Hamasi”.

Blinken po ashtu për herë të parë përsëriti gjetjet e një raporti të prezantuar javën e kaluar në Kongres që thoshte se armët që i ka ofruar SHBA-ja Izraelit, të cilat janë përdorur në Gazë, potencialisht kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar.

“Kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve, shqetësimet për incidente ku marrë parasysh dëmin që u është shkaktuar fëmijëve, grave, burrave, është e arsyeshme të vlerësohet se në disa raste, Izraeli ka vepruar në mënyra që nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha ai./Euronews Albania

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy