Turi me diasporën “Krenar për Shqipërinë”, Rama takim më 26 maj në Itali

by Nexhat

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme.

Kryetari i grupit Bledi Çuçi, në nisje të fjalës së tij, falënderoi deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë

Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj.

“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, tha Çuçi.

Mbledhja vijoi më pas me diskutime për agjendën parlamentare.

Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend, teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare

Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare, sipas zonave që përfaqësojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy