Zbulohet shkaku i vdekjes së Tina Turner

by

Tina Turner ka vdekur për shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Zvicër, raporton “Daily Mail”.

Këngëtarja legjendare ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në Zvicër, pas një sëmundjeje të gjatë. Dihet se ajo ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë për më shumë se katër dekada, ndërsa vuante edhe nga hipertensioni. Zëdhënësit e saj konfirmuan për Daily Mail se “mbretëresha e rock and roll” kishte vdekur për shkaqe natyrale. Lajmin e trishtë e bënë të ditur duke theksuar se “me të bota po humbet një legjendë muzikore dhe një idhull”.

banner

Kohët e fundit u publikuan kujtimet e saj, në të cilat Turner pranoi se kishte menduar për eutanazinë në vitin 2016, përpara se burri i saj, Erwin Bach, t’i dhuronte një veshkë në vitin 2017. Këngëtarja zbuloi gjithashtu se presioni i lartë i pakontrolluar i gjakut i përshpejtoi dëmtimin e veshkave, kështu që ajo pat filluar të përballet me idenë e vdekjes.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy