29
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, të enjten ka miratuar një varg raportesh me amendamente nga Komisionet funksionale.
Fillimisht, komisioni ka votuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Shërbimet Private të Sigurisë, për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës se Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për letërnjoftimin./EO