Ka reaguar Avdullah Hoti lidhur me zhvillimet e fundit të qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministres Donika Gërvalla, lidhur me dërgimin e draft statutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës.
Përgatitja dhe dërgimi i draft-statutit të asociacionit në Gjykatë Kushtetuese do të duhej të bëhej kur kërkonte SHBA-ja, e cila vitin e kaluar i kërkonte Qeverisë së Kosovës të përgatiste vetë draftin.
SHBA-ja u zotua atëherë t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës në përgatitje të draftit. Qeveria nuk e mori parasysh atë kërkesë të SHBA-së.
Si rezultat, Qeverisë iu dorëzua drafti nga BE-ja, në stilin merre ose lëre.
Kur zhytesh në batak, siç është zhytur Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut, kërkon ndihmë për të dalë nga aty dhe një ndihmë e tillë nuk ka munguar nga aleatët dhe opozita. Nëse lëviz duke qenë i zhytur në batak, atëherë fundosesh më thellë. Mandej vështirë del edhe me ndihmën e miqve dhe nuk del pa pasoja.