Gazmend Muhaxheri njofton qytetarët për arsyen e prerjes së drunjëve gjelbërues në qytetin e Pejës

by engel

Para pak ditësh, për çështje të sigurisë publike dhe si nevojë e mirëmbajtjes së gjelbrimit në qytetin e Pejës, komuna e Pejës ka marrë vendim që të identifikojë dhe t’i presë drunjët e kalbur që nuk kanë jetë të gjatë dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët.

Ky vendim i komunës nuk ka gjetur mirëkuptim të një pjesë e qytetarëve të Pejës të cilët kanë shfaqur shqetësime lidhur me prerjen e drunjëve dekorativ në qytetin e Pejës. Më të zëshëm në këtë drejtim kanë qenë partitë opozitare të cilët kanë reaguar nëpër rrjetet sociale duke e kritikuar kryetarin për këtë vendim të gabuar sipas tyre.

Mirëpo kryetari Muhaxheri ka reaguar nëpërmjet profilit zyrtar në rrjete sociale, duke i njoftuar qytetarët se këta drunjë duhet të priten sepse janë të kalbur dhe përbëjnë rrezik për sigurinë e qytetarëve. Duhet të prehen këta drunjë që të shmangen incidentet dhe lëndimet fizike. Nuk ka asnjë arsye tjetër për të kryer këtë veprim, sepse ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së gjelbërimit dhe ndikimin e tij në bukurinë e qytetit tonë.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy