66
Një aksident mes dy veturave në Raushiq të Pejës ka lënë të lënduar katër persona.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalit Rajonal. Hetuesit policor të trafikut janë në vendngjarje”, tha Rugova.