Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson se falë këtij projekti të jashtëzakonshëm, tashmë Piramida është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë që duan të mësojmë kodim dhe për turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin.
“Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve të pafundmë jashtë saj”, thotë Veliaj,
Piramida, e cila u ndërtua në vitin 1988 në qendër të Tiranës për të shërbyer si muze i diktatorit, pas dy vitesh punë (2021-2023) në rikonstruktimin e saj, është hapur tashmë si qendra më e madhe rajonale në vend për inovacionin.
Hapësira e Piramidës është transformuar si kurrë më parë në një stoli për qytetin, dhe si një nga vendet më të vizituara nga turistët, që do të vijnë në Tiranë