Edhe pse flitet se janë divorcuar, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shihen bashkë

by engel

Përderisa qarkullonin thashethemet për divorcin, Lopez dhe Ben Affleck bënë paraqitjen e tyre të parë publike në 47 ditë. Këngëtarja 54-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar u shfaqën së bashku në një event në Los Angeles për të mbështetur fëmijët e tyre, sipas raportimeve.

Çifti kanë mbërritur të ndarë në event, por të dy kanë mbajtur unazat e martesës. Në fund, fotot tregojnë Affleck duke shoqëruar Lopez dhe Emme 16-vjeçare.

Para kësaj, shfaqja e tyre e fundit publike ishte në Neë York më 30 mars. Thashethemet thonë se ata tani jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa u intensifikuan edhe më shumë kur Jennifer Lopez-it i pëlqeu teksti i mëposhtëm nga trajnerja personale Lenna Marsak:

”Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me dikë që:

“Ai nuk ka integritet dhe siguri emocionale. Besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Pa integritet, është e vështirë t’u besosh fjalëve, veprimeve ose qëllimeve të dikujt. Kjo mund të krijojë një mjedis frike, ankthi dhe paqëndrueshmërie emocionale, duke e bërë të vështirë të ndiheni të sigurt në një marrëdhënie.

»Ai nuk e respekton kohën tuaj dhe nuk mendon se është e rëndësishme t’ju përgjigjet në një kohë të arsyeshme.

“Ai nuk ka aftësi komunikuese.

“Ai nuk e di se kush është dhe çfarë dëshiron.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy