Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka thënë se Pilotimi për Projektin për Reformën e Asistencës Sociale vlen për ata persona që kanë fëmijë nën moshën 18-vjeçare, personat me nevoja të veçanta, gratë shtatzëna, prindërit që kujdesen për fëmijën deri në moshën 12 vjeçare dhe personat mbi moshën 65 vjeçare.
Derisa, Murati është shprehur se të gjithë ata persona që janë në kërkim të vendit të punës do të trajnohen me Agjencinë e Punës, e cila sipas ministrit, iu ofron trajnime dhe vende të ndryshme të punës.
“Ata të cilët nuk mund të punojnë janë ata prind të vetëm dhe që kanë fëmijë nën moshën 18 vjeçare, konsiderohet që nuk mund të punojë, personi me nevoja të veçanta, gratë në shtatzëni deri në periudhën e ligjit të caktuar përkatës për pushimin e lehonisë, njëri nga prindërit që përkujdeset për fëmijën deri në moshën 12 muajsh, anëtarët e familjes deri në moshën 18 vjeç, ose personat mbi moshën 65 vjeç, këta persona mund të llogariten ose të aktivizohen që nuk mund të punojnë dhe nuk kërkohet nga ta, përndryshe të gjithë të tjerët do të duhen të trajtohen me Agjencinë e Punës si persona që janë në kërkim të vendit të punës dhe do t`u ofrohen trajnime apo vende të tjera pune të ndryshme”, ka deklaruar Murati, transmeton teve1.info
Ministri ka bërë të ditur se ky pilotim hapet që nga sot, ku aplikimi mund të bëhet në e-Kosova.
“Ky pilotim tashmë është i hapur që nga sot dhe platforma e aplikimit është në e-Kosova, mund të qaseni këtu apo edhe në qendrat e punësimit, dhe ti plotësojë të dhënat e aplikimit, mjafton një familjar që t
a plotësojë aplikimin. Ky pilotim bëhet tani e tutje, sepse ende ka familje që ka asistencë sociale dhe do të vazhdojnë ato familje që të marrin nga skema ekzistuese sepse ende është ligji në fuqi, por ky pilotim do të na shërbejë qoftë për familjet e reja me ligjin e vjetër në fuqi do të diskriminohen”, shtoi ai.
Ndryshe, ai ka thënë se synimi i këtij pilotimi është që gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore të ketë oferta për trajnime dhe punë për anëtarët aktivë.
“Synimi është që gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore, të ketë oferta për trajnime dhe punë për anëtarët aktivë, apo që mund të punojnë dhe nëse për gjashtë muajsh”, tha Murati.