Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Vjosa Osmani njofton se ka pasur një takim kokë më kokë me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.
Ajo tregon se e ka falenderuar Presidentin Bullgar për mbështetjen e ofruar nga vendi i tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili në fakt nuk u arrit në agjenden e kësaj rradhe.
Kujtojmë se Presidentja Osmani ndodhet në Bullgari me ftesën e Hillary Clinton e cila e kishte ftuar për të marrë pjesë në një ngjarje globale e quajtur Clinton Global Initiative që ka të bëjë me dhënien e mundësive më të mira për të gjithë drejt prosperimit dhe zhvillimit.
Postimi i plotë: