U gjetën parregullsi, më 22 maj rivotim në Maqedoninë e Veriut

by engel

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë ankesat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian.

Partitë e koalicionit u ankuan kundër mundësisë së përsëritjes së procesit, ndërsa vendimin e KSHZ-së e quajtën një skenar në mënyrë që BDI-ja dhe Fronti Evropian të dëmtohen, duke i marrë të paktën një deri në dy deputetë.

banner

Të gjithë anëtarët e KSHZ, përveç nënkryetares Ditmire Shehu, e cila nuk mori pjesë në seancë, votuan që të përsëritet votimi në një qendër të Komunës së Zhelinës pranë Tetovës. Bëhet fjalë për zonën e gjashtë zgjedhore, ku Fronti Evropian fitoi nëntë deputetë, ndërsa koalicioni “Vlen” shtatë.

Rivotimi rrezikon që Frontit Evropian t’i merret një deputet dhe ai t’i shkojë koalicionit Vlen, duke pasur parasysh ndikimin që drejtues të këtij koalicioni kanë, konkretisht në fshatin Llërcë, ku u konfirmua rivotimi. Më pak se dyqind vota do të përcaktojnë nëse BDI dhe koalicioni i tij do të humbasë apo do të ruajë këtë vend në parlament.

Rivotime do të ketë edhe në gjashtë qendra të tjera në Krushevë, Dollnen, Strugë dhe Ohër, si pjesë e zonës së gjashtë zgjedhore. Edhe këtu koalicioni Fronti Evropian rrezikon të humbasë një deputet dhe atë ta fitojë ose Lidhja Social Demokrate ose VMRO-DPMNE-ja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy