Dy efektivë të RENEA-s bashkëpuntorë të krimit, Durim Bami dhe Altin Morina organizonin trafikun në Nikël dhe Tapizë

by Nexhat

7 grupe kriminale në Shqipëri janë goditur gjatë operacionit të fundit të SPAK duke vënë në pranga 20 persona nga 50 urdhër-arreste të lëshuara.

Nga dosja e SPAK kanë dalë lidhjet e grupeve kriminale me njëra-tjetrën, por edhe ato politike si dhe me zyrtarë të lartë të policisë.Në dosje evidentohet marrëdhënia e ngushtë që i “Forti” i Niklës, Durim Bami kishte me ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë. Sipas dosjes së SPAK Bami dhe Morina organizonin kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosje.Më 14 Mars të atij viti  efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Ndërkohë efektivi tjetër i RENEA-s është Ardjan Pikli i cili ka qenë efektiv RENEA-s deri në 2021 dhe është i arrestuari në Gjermani. Ndërkohë nga operacioni janë sekuestruar më shumë se 4.5 milionë euro pasuri, ku afërsisht 3 milionë euro janë gjetur cash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy