Moti sot në Kosove, i ngrohtë por me reshje lokale shiu

by engel

Për sot e hënën 20 maj, parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, me përjashtim për ndonjë rrebesh afatshkurtër në lokalitete, sidomos përreth zonave malore.

banner

Si pasojë e prezencës së pluhurit Saharian, reshjet do të shoqërohen me baltë.

Si pas meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy