Vëmendja e të gjitha mediave botërore është kthyer në Iran, ku helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm u rrëzua. Autoritetet iraniane konfirmuan mëngjesin e kësaj të hëne se ata kanë vdekur, pasi ekipet arritën të gjejnë helikopterin që ishte rrëzuar.
Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan, sipas mediave lokale. Kërkimet kanë vijuar dhe gjatë natës në gjetjen e helikopterit të aksidentuar.
Çfarë ndodh pas vdekjes së tij?
Sipas ligjeve iraniane, në rast se presidenti ndërron jetë, postin e tij e merr zëvendëspresidenti i parë, i cili tani është Mohammad Mokhber. Marrja e detyrës do të bëhej pas miratimit të liderit suprem.
Sipas hierarkisë politike iraniane, kreu i shtetit është lideri suprem Ali Khamenei dhe presidenti konsiderohet kreu i qeverisë, i dyti në komandë. Kur presidenti të ndërrojë jetë, zëvendëspresidenti i parë do të jetë në detyrë dhe në 50 ditët e ardhshme vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur një president të ri. Ebrahim Raisi ka qenë një nga më të ashprit të vijës së ashpër të Iranit, një besimtar fanatik dhe absolut në revolucionin iranian dhe misionin e tij. Njerëzve u është thënë te luten për presidentin dhe të tjerët .