“Dua një vajzë”, Adele ndan me fansat në Las Vegas dëshirën për t’u bërë sërish nënë

by Merita

Adele ndau me publikun e saj dëshirën për t’u bërë sërish nënë, në koncertin e saj të fundit në Las Vegas. Teksa këngëtarja po performonte hitet e saj të mëdha, ajo ka dashur të zbulojë para publikut planet e saj kur të përfundojë turneun.

“Sapo të mbaroj të gjitha detyrimet dhe paraqitjet e mia, dua të kem një fëmijë”, tha këngëtarja për publikun e saj.

banner

Më pas ajo shtoi: “Dua një vajzë sepse tashmë kam një të dashur. Ndjej se ai mund të jetë personi që do ta dua më shumë në botë’.

Në një tjetër moment të paraqitjes së saj, ajo përmendi edhe partnerin e saj Rich Paul.

“Me mua si nënë dhe Rich si babain e saj, ajo do të jetë një princeshë, një mbretëreshë e vogël. A nuk është kështu?” , tha ajo me humor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy