Prishtina – Ballkani, sot luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll

by Merita

Prishtina dhe Ballkani do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.

Dy skuadrat e mëdha kosovare do ta diskutojnë trofeun e Kupës së Kosovës në ndeshjen finale e cila zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

banner

Prishtina kërkon ta mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës të fituar edhe edicionin e kaluar, por tani kanë një arsyeje më shumë pasi në rast të triumfit do të sigurojnë edhe daljen në Evropë.Në anën tjetër Ballkani pasi ka mbrojtur titullin e kampionit kërkon trofeun e dytë sezonal.

Për Prishtinën kjo do të jetë hera e 12-të që është në finale, derisa ka fituar nëntë herë trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës.Në anën tjetër Ballkani ende nuk e ka këtë trofe dhe synon që ta fitoj për herë të parë në historinë e klubit.

Dueli mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të jetë i zjarrtë në fushë, derisa në tribuna spektakël kanë premtuar ‘Plisat’ e Prishtinës dhe ‘Xhebrailat’ e Ballkanit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy