Gerard Depardieu grushton “Mbretin e Paparacëve” në Romë

by Merita

Aktori i njohur francez është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë në Itali, ku është përfshirë në një përleshje fizike, me shkëmbime grushtesh, me një fotoreporter të njohur vendas.

Gjithçka ka ndodhur në Romë, teksa aktori me famë botërore ishte duke drekuar me miqtë e tij në “All’Harry’s Bar”, kur Rino Barillari, i njohur ndryshe si “Mbreti i Paparacëve”, iu afrua tavolinës dhe nisi të bënte disa foto.

banner

Shoqëruesja e aktorit 75 vjeçar tentoi të pengonte fotografin, teksa Depardieu u ngrit në këmbë dhe e goditi tri herë me grushte Barillin, i cili përfundoi në tokë.

I pyetur nga mediat italiane, Rino Barillari u shpreh se kishte shkuar në lokalin e njohur dhe kishte gjetur aktorin e madh me një vajzë të re, shumë të bukur, e cila ishte munduar që ta ndalonte të bënte foto.

“Vajza më hodhi disa kuba akulli. Është diçka normale, pasi të gjithë të famshmit krijojnë skena të tilla. Por nuk e prisja atë që ndodhi më pas. Depardieu më ndoqi nga pas e më tha “m..t”. Bëra një hap pas dhe i qesha. Por ai më goditi tre herë dhe më rrëzoi përtokë. Më dhemb e gjithë ana e djathtë e fytyrës”, rrëfen fotografi.

Më pas, ai u largua nga ambientet e lokalit së bashku me menaxharin, për të lajmëruar më pas ndihmën e shpejtë dhe policinë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy