36
Pjesëtarë të ushtrisë turke të KFOR-it po qëndrojnë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Televizioni turk “Haber Global” ka siguruar pamjet më të fundit nga vendi i ngjarjes.
Në pamjet e siguruara nga mediat turke, shihen disa autoblinda të KFOR-it turk dhe disa ushtarë turq, të cilët janë në gatishmëri.
Përkundër motit të vështirë me reshje shiu dhe mjegull, ushtarët turq të KFOR-it kanë ngritur disa pozicione nga ku ruhet kufiri me Serbinë.