Tiranë: burri ther gruan në trup dhe në qafë, gjendja e saj është kritike

by Merita

Një grua është në luftë me vdekjen pasi pak orë më parë u sulmua brutalisht nga i shoqi i cili e goditi disa herë me thikë duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi sot pa gdhirë, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, raportojne mediat shqiptare.

banner

Burri, Jakup Shahu, 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy