Moti sot dhe në fundjavë

by Merita

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet nuk do të zgjasin shumë do të jenë të karakterit lokal. Ka mundësi që të ketë breshër të imët. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në orët me diell.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në disa vise priten rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Për fundjavë atmosfera do të destabilizohet përsëri në tërë rajonin.

Pas shumë orëve në diell, pasdite priten zhvillime të fuqishme lokale të vranësirave që pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Rrebeshet intensive do të përfshijnë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë, por nuk do të zgjasin shumë./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy