Kameramani kosovar, Sylejman Kllokoqi, i cili xhironte luftën në Sarajevë, rrëfeu për sfidat që kishte gjatë asaj kohe. Ai tha se për dy vite e gjysmë, asnjëherë nuk është pastruar tërësisht.
“Në librin tim ‘Me kamerë në shtatë luftëra’ jam munduar ta përshkruaj, lufta vështirë përshkruhet, shumë vështirë është. Ato përjetimet e Bosnjës dy vjet e gjysmë, çdo ditë ke pasur granatim, kur i thash njërit tha po më vjen keq por a të ka rënë ‘zhuga’ ndonjëherë, unë i thash jo, sepse dy vjet e gjysmë nuk jam larë, kam larë sytë ndonjëherë, ndoshta trupin ndonjëherë me ndonjë faculetë, sepse s’kam pasur ujë, s’ki ujë, s’ki rrymë, s’ki ushqim, s’ki kurgjo hiç”.
Ai tutje në Kosova Today theksoi se edhe pse kishte mjete identfikuese që tregonin se ishte punëtor i mediave, prapë se prapë ishte i rrezikuar nga granatimet