Avancimi i statusit të Kosovës, Konjufca: NATO është destin i Kosovës

by Nexhat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka uruar qytetarët pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Konjufca shkruan në Facebook se “Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës”.

banner

“Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s. Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme!”, shkroi Konjufca.

Ai e falënderoi veçanërisht Delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

“Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi”, shkroi Konjufca.

“Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta”, shkroi kryeparlamentari

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy