“2023, viti me numrin më të ulët të vrasjeve”/ Balla: Shqipëria doli nga lista e 10 vendeve me nivelin më të lartë të krimit

by Nexhat

“Viti 2023, shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale“. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit teksa komentoi projektrezolutën e mazhorancës për luftën ndaj korrupsionit. Duke cituar gjetjet e një raporti, Balla tha se falë progresit të bërë, Shqipëria ka dalë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar

Ndër të tjera, ministri i Brendshëm shtoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritet e tyre kryesore. Balla theksoi se goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet çdo ditë

“Lufta kundër krimi të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritetet tona kryesore. Goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet. Hetimet komplekse më prokuroritë po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda. Vitin 2023 shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale. Iniciativa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në raportin për vitin 2023, ka vënë në dukje se Shqipëria ka shënuar progresin më të madh duke ulur nivelin e kriminalitetit me 0.46 pikë duke e nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy