Sulmi izraelit në Rafah, arrin në 45 numri i viktimave

by Merita

Izraeli po shton sulmet e tij ajrore në Rafah gjatë mëngjesit të sotëm , edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje, që të ndalen sulmet ndaj civilëve.

Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në atë sektor të Rripit të Gazës.

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda do të njohin zyrtarisht një shtet palestinez sot, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga qeveria izraelite.

Në terren, ekipet e AFP-së në qytet raportuan se granatimet e reja ishin nisur në qendrën dhe perëndimin e Rafahut, në skajin jugor të Rripit të Gazës, ku ushtria izraelite ka kryer operacione tokësore që nga fillimi i majit.

Sulmet e reja ajrore erdhën në mes të protestave ndërkombëtare dhe dënimit të bombardimit të një kampi të personave të zhvendosur të dielën mbrëma, i cili vrau 45 njerëz dhe plagosi 249 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy