Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nuk do të këtë përparim të Kosovës dhe Serbisë drejtë BE-së, pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Cramon e ka bërë të qartë se Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë shans që të ecin përpara pa i zbatuar detyrimet nga marrëveshja e Ohrit.
“Absolutisht për Serbinë tashmë është e detyrueshme. Është në kaputillin 35. Serbia nuk e ka as edhe një shansë që të ecë përpara pa i zbatuar detyrimet që vijnë nga Marrëveshja e Ohrit. Kjo vlen njëjtë edhe për Kosovën. Kemi biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Nuk di për detyrimet individuale që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, por është e vërtetë që të dyja palët duhet të punojnë për këtë dhe të shohim një zbatim sa më të shpejtë të këtyre detyrimeve”, ka thënë Cramon.
Tutje Cramon vlerëson se BE po e favorizon Serbinë në raport me Kosovë, për këtë ka dhënë disa shembuj.
“Po nëse e shihni për shembull se si sulmi në Banjskë po trajtohet, ka padyshim një paragjykim. Pra, ka pasur masa kundër Kosovës pas incidentit të majit 2023, por nuk ka pasoja për Serbinë pas Banjskës në shtator 2023. Kjo natyrisht që nuk është e drejtë! Kjo është arsyeja që shpresojmë se së shpejti do të largohen masat ndaj Kosovës”, ka thënë Cramon. /Gazeta10