AAK’së i kthehen dy zyrtarë, Haradinaj: Shans i mirë për Gjilanin ta ketë një qeverisje efikase e zhvillimore

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në degën e partisë në Gjilan janë rikthyer dy zyrtarët e kamotshëm të kësaj partie, Sokol Haziri e Ibish Ibishi.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

banner

“Sokol Haziri dhe Ibish Ibishi janë shtylla të fuqishme mbi të cilat është ndërtuar Aleanca në Gjilan. Prej sot ata rikthehen fuqishëm në aktivitete për ta fuqizuar dhe shndërruar Aleancën në forcën kryesore politike në Gjilan. Miqësia prej vitesh e angazhimi ynë politik i përbashkët tani, do të jenë një shans ideal për Gjilanin që ta ketë një qeverisje meritore dhe zhvillimore. Mirë se erdhët, Sokol dhe Ibish!”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy