Isa Mustafa: Aleatët tonë ndërkombëtarë po injorohen nga vendi ynë

by engel

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se arsyeja pse Palestina po njihet nga shumë shtete e Kosova jo, është mesazh i qartë i demokracive perëndimore se nuk ka miqësi të përhershme ashtu siç nuk ka armiqësi të përhershme.

Mustafa tutje shton se, Kosova do të duhej të ishte më e përgjegjshme sa i përket aleatëve ndërkombëtar, pasi siç thotë ai, ata po injorohen nga vendi ynë.

banner

“Mendoj se është një mesazh i qartë i demokracive perëndimore se nuk ka miqësi të përhershme ashtu siç nuk ka armiqësi të përhershme. Dhe se miqësia matet me përgjegjësi dhe nuk është çështje e simpative dhe emocioneve. Kosova do duhej të ishte e përgjegjshme ndaj partnerëve të saj. Ajo s’mund të pret përkrahje, nëse i injoron partnerët strategjik”, ka thënë Mustafa.

Madje sipas Mustafës, paralajmërimet për njohje të Palestinës, janë sinjale të qarta për detyrimet ndërkombëtare.

“Bota demokratike nuk lejon akte dhune ndaj popullatës civile, nuk ka lejuar në Kosovë dhe e ka pranuar shtetësinë e Kosovës, nuk po pajtohet me dhunën dhe masakrat ndaj popullësisë civile palestineze dhe po paralajmëron njohje të Palestinës. Këto janë sinjale të qarta të nevojës së ndërgjegjësimit jo vetëm për të drejtat dhe intereset por edhe për detyrimet ndërkombëtare”, tha Mustafa për GazetaBlic. Kujtojmë se, së fundmi, pavarësinë e Palestinës e kanë njohur shtetet si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy