KFOR-i dhe EULEX-i të martën kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Mitrovicë se si duhet të reagohet ndaj krizave eventuale. KFOR-i ka thënë se vazhdon ta zbatojë mandatin për të ofruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.