Asani për Çikalleshin: Jam krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje

by Merita

Futbollisti i ekipit kombetar Jasin Asani i dedikon një status mirënjohje Sokol Çikalleshit me rastin e largimit te tij nga ekipi kombëtar.

‘Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë.

Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme.

Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën.

Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi’, shkruan Asani në mesazhin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy