Çka thotë Xhavit Haliti për mundësinë e koalicionit PDK-VV

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti në emisionin “Prime” në RTK deklaroi se beson se PDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur. Ai thotë se nuk është diçka tragjike që të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithatë sipas tij kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Mendoj që nuk është e lehtë me qeverisë me Kurtin, sespe ai është i vetmi zë, ai nuk ka konsulencë as me kolegë të tij dhe nëse i bashkohet PDK-ja si patericë i bashkohet për interesa të vogëla por jo për interes të vendit. Unë jam idhtar i asaj që me ndryshu qasjen të gjitha partitë politike për ti zbatu marrëveshjet që i kemi të varura në qafë”, tha Haliti.

banner

“Kam një parandjenjë se as Kurti as PDK nuk kanë me qenë në koalicion bashkë. Besoj se s’ka me pasë koalicion. Unë tani mendoj se investimi i atyre që ne nuk i shohim është që duhet me zbatu marrëveshjen. Nuk ka më rëndësi kush ka me qenë, por kanë më u mbështetë ata që kanë me i zbatu marrëveshjet”, shtoi mes tjerash ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy