Pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet në hyrje të kopshtit(VIDEO)

by Nexhat

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e sotme, teksa çoi djalin në kopsht

Mëngjesi si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ndodhet në spitalin e Traumës në intubim, në gjendje të rënduar shëndetësore

Nga pamjet duket se avokati ka qenë duke qëndruar në këmbë në hyrje të kopshtit, kur është qëlluar nga tre persona.

Mësohet se avokati është goditur me dorezë hekuri në kokë, duke rënë menjëherë në tokë. Më pas është qëlluar me shkelma dhe me sende të tjera.

Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes dhe disa orë më pas, njëri prej tyre është vetëdorëzuar, teksa vijon punë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Kujtojmë se Mëngjesi ka qenë edhe avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha, në proceset gjyqësore ndaj tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy