Bernard Nikaj Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në PDK tha se kanë provuar që të i’a shkurtojnë Kurtit mandatin së paku për tetë muaj.
“Ne provuam t’ia shkurtojmë jetën politike, ne nuk ja zgjatëm. Zotri Kurti e ka afatin kushtetues dhe ligjor të qeverisjes së vetë. Ne jemi përpjekë me gjithë atë që kemi pasë në dispozicion dhe me gjithë atë që kemi mund të arrijmë që të shkurtojmë mandatin e Kryeministrit Kurti, Qeverisë së Republikës ë Kosovës së paku për tetë muaj”, tha Nikaj në “Click” të TV21.
Tutje Nikaj tha se mënyra më e mirë për të mbajtur përgjegjës Kurtin për punën e tij është që të shkohet në zgjedhje.
“Mënyra më e mirë dhe më demokratike për t’a mbajtur përgjegjës Kurtin është që të shkojmë në zgjedhje. Sepse zgjedhjet na japin neve mundësinë, i japin qytetarit të Republikës së Kosovës mundësinë ë të prodhoj një realitet të ri politik”, tha Nikaj.