Kemi lajme të mira për adhuruesit e çokollatës. Trajneri Steve Bennett, autor i librit Fiber First, pohon se pikërisht ky ushqim mund t’i ndihmojë ata që janë në dietë të heqin disa kilogramë.
“Një filxhan çokollatë e nxehtë, e bërë me pluhur kakao të pa ëmbëlsuar, mund të zvogëlojë urinë sepse ju rritni marrjen e fibrave duke e pirë atë”, shpjegoi ai për The Sun.
Pra, zgjedhja e kakaos pa sheqer është thelbësore.
“Pluhuri i kakaos, i cili duhet të jetë përbërësi kryesor i çokollatës së nxehtë, është i pasur me fibra. Problemi është se shumë njerëz blejnë varietete me shumë sheqer. Gjeni një version të shëndetshëm që ka po aq shije”, shpjegoi ai.
Fibrat janë të vështira për t’u tretur dhe si rrjedhojë na mbajnë të ngopur më gjatë dhe mund të parandalojnë dëshirat për ushqime të lehta, të cilat shpesh janë shkaktarët e shtimit të peshës, shkruan Index.hr.
“Sipas recetës sime, përgatisni çokollatë të nxehtë nga 200 ml qumësht të ngrohtë, dy lugë pluhur kakao pa sheqer dhe dy lugë çaji stevia”, tha trajneri.
Fibrat nuk janë të dobishme vetëm për humbje peshe, por kanë edhe përfitime të tjera shëndetësore. Autorët pas studimit të vitit 2015, i cili përfshiu një milion njerëz, arritën në përfundimin se fibrat mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmin në tru, diabetin dhe disa lloje kanceri.
Sipas udhëzimeve, të rriturit duhet të konsumojnë rreth 30 gram fibra në ditë, por shumica e njerëzve konsumojnë vetëm rreth 20 gram.