Komuna e Zveçanit e shkarkon nënkryetaren Natasha Tomaniq

by Nexhat

Kryetari i Zveçanit, ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e Komunës, Natasha Tomaniq.

Burimet e RTK-së kanë mësuar së për Tomaniq vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit që ështa mbajtur në orën 10:00.

Aty është votuar për shkarkimin e nënkryetares, ku 17 vota kanë qenë pro shkarkimit, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Shkarkimin e nënkryetares e ka konfirmuar për RTK-në edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Ai ka thënë se vendimi është marrë sot në seancën e Kuvendit Komunal ku 17 asambleistë votuan pro shkarkimit të nënkryetares.

Sipas tij, nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë.

Përveç kësaj ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve serbë në komunë te Zveçanit, ku si rrjedhojë tre zyrtarë serbë kanë dhene dorëheqje ditëve të fundit.

Ndërsa si shkas i fundit për shkarkimin e saj ka qenë një marrëveshje që nënkryetarja ka bërë me një kompani italiane për një objekt që është në pronësi të komunës se Zveçanit.

Vendimi është duke u protokolluar dhe pastaj do t’i përcillet nënkryetares Natasha Tomaniq, mëson RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy