Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar sot një diskutim mbi tri skenare të mundshme që e presin rajonin dhe Kosovën pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkimin Evropian, .
Në këtë diskutim është prezantuar analiza e politikave e titulluar “Zgjedhjet e BE-së në Parashikim: tre skenarë për Kosovën”, duke marrë parasysh kontekstin e rritjes së forcave të së djathtës ekstreme në të gjithë Bashkimin Evropian.
Skenari i parë është që perspektiva integruese e Kosovës por edhe e të gjithë rajonit do të rrezikojë të përkeqësohet edhe më tej në rast të një rritjeje të mundshme të së djathtës në Parlamentin Evropian.
Skenari i dytë parashikon zbehje të dukshme të politikës së zgjerimit të BE-së, duke qenë se e djathta ekstreme po rritet brenda BE-së.
Dhe sipas skenarit të tretë të GLPS-së, gjasat janë reale që së paku 20 % e eurodeptuetëve të ardhshëm të jenë kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
“Skenari i parë dhe më i mirë, por që gjasat janë minimale të ndodhë është formimi i një koalicioni progresiv-liberal mes S&D, Renew dhe Greens, të cilët kanë treguar mbështetje të pakusht për Politikën e Zgjerimit të BE-së. Skenari i dytë është ai i një Status-quo i cili do përfaqësonte një koalicion më qëndror mes EPP, S&D dhe Renew, i cili pak a shumë ndërtohet mbi përvojën e udhëheqjes aktuale 2019 -2024, ku shumica e marrëveshjeve lidhur me Zgjerimin e BE-së në fakt kanë ndodhur. Kurse skenari i tretë dhe më i keqi do ishte ai i një shumice të fortë të qendrës së djathtë, ku partitë e së djathtës dhe asaj ekstreme të djathtë do merrnin shumicën e vendeve në parlament, dhe si pasojë, do udhëhiqnin me agjendën e BE-së”, thuhet në komunikatën e GLPS, .
Në këtë diskutim ku kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, GLPS ka bërë të ditur se kanë nxjerrë edhe tri rekomandime përfshirë:
-Izolimin e mëtejshëm të zërave kundër zgjerimit në Parlamentin Evropian, ku një shumicë e bashkuar pro zgjerimit duhet të dëgjohet me zë të lartë.
– Emërimin e një Komisioneri Evropian të fortë politikisht dhe teknikisht për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, domethënë, një figurë që mund të mbajë gjithashtu rolin e Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian, për të dërguar një mesazh të përkushtimit të sinqertë për Zgjerimin e BE-së, dhe
-Qeveria e Kosovës të mbetet e angazhuar në përpjekjet e saj për integrim në BE, pavarësisht nga një kontekst armiqësor ndërkombëtar gjeopolitikisht dhe ideologjikisht