“Transparencën ndaj qytetarëve e kemi mision, të cilin po e përmbushim çdo ditë”, ka shkruar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një postim në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thotë se komuna që ai drejton çdo vit po shënon progres në transparencën e saj ndaj qytetarëve.
“Transparometri Komunal” e ka vlerësuar me 90.63 për qind për vitin 2023, i pari i komunës i është gëzuar kësaj rritje, ndërsa ka bërë të ditur se vitin e kaluar ka qenë 77.27 për qind.
“Si komunë jemi në mesin e komunave me progresin më të madh në transparencë. Puna e mirë dhe transparente do të vazhdojë”, ka thënë Idrizi.