PDK: Memli Krasniqi mbajti takime të ndara me Kryesinë dhe Kolegjiumin e Kryetarëve

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryesinë e partisë dhe me kolegjiumin e kryetarëve të degëve të PDK-së, ku temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend.

“Kryetari Krasniqi ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e mundësisë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike lidhur me këtë proces nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

banner

Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka dëshmuar seriozitetin e saj për “t’i dhënë fund keqqeverisjes aktuale dhe se vazhdon të jetë e gatshme për cilindo variant që do të mundësonte zgjedhje të parakohshme”.

Sipas tij deri në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri më i fuqishëm opozitar në vend.

“Duke theksuar se Kosovës i duhet një Qeveri kredibile, e përgjegjshme dhe kompetente, që në qendër e vendosë interesin qytetar, Kryetari Krasniqi tha se PDK e ofron alternativën më të mirë për qytetarët e vendit, përmes vizionit dhe programit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza”, përfundon komunikata e PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy