Kandidati i PDK-së për kryeministër të vendit, Bedri Hamza, tha se nëse pajtohet për ndonjë marrëveshje në tavolinë, nuk e ndryshon.
“Ne jemi të hapur me bisedu me të gjithë, për cilindo opsion që e kanë ata. Sa i përket listave të përbashkëta në këtë drejtim kanë ndryshu rrethanat sepse partitë politike dëshirojnë me u mat vetë, me pa se ku dalin”, tha Hamza për bashkëpunimin me partitë politike në vend.
“Pas zgjedhjeve jemi të gatshëm me u ulë me bisedu me subjektet politike, partitë nga opozita janë më të preferuara me bisedu dhe po e them publikisht, nuk po them që marrëveshjet janë të lehta por janë të arritshme ato që e negocioj dhe për ata që pajtohem në tavolinë kurrë nuk e ndryshoj”, tha Hamza në Pressing,